22:37 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Kryetari i EPP-së: Miratimi i demarkacionit, një hap përpara drejt perspektivës së BE-së

Presidenti i Partive Popullore Evropiane, Joseph Daul ka përshëndetur kalimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Daul përmes një postimi në Twitter ka thënë se ky është një hap përpara i Kosovës drejt BE-së.

“Unë e përshëndes ngrohtësisht miratimin në Parlamentin e Kosovës të Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi si një hap përpara drejt perspektivës së BE-së”, ka shkruar Daul.

Daul po ashtu ka përgëzuar deputetët e LDK-së dhe kryetarin e kësaj partie Isa Mustafën për siç ka thënë ai mbështetjen e vazhdueshme për kalimin e kësaj marrëveshje.

“Unë e përgëzoj partinë tonë, deputetët e LDK-së dhe kryetarin Isa Mustafa për mbështetjen e vazhdueshme dhe të përgjegjshme për iniciativën dhe për vënien e interesave të vendit në rend të parë. Edhe një herë dënoj të gjitha mjetet jodemokratike të përdorura nga partitë e tjera. Gazi lotsjellës nuk ka asgjë për të bërë në një parlament!”, ka shkruar Daul.