22:17 / E Diele, 04 Mars 2018 / indeksADMonline

Kryetari i Ferizajt viziton zonat e vërshuara (Foto)

Kryetar i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu në orë te vona të mbrëmjes ka vizituar sonte zonat e vërshuara nga reshjet e fundit të shiut.

Aliu me këtë rast ka siguruar banorët e zonave të prekura se do të hartohet një raport për vlerësimin e dëmeve, planin e masave dhe ndërhyrjet që duhet bërë për të evituar vërshimet në këtë zonë, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Sonte vizitova zonat e vërshuara në fshatrat Tërrn, Lubovc, Babush, Bablak dhe Koshare.

I sigurova banorët e zonës se bashkë me profesionistët do të hartojmë një raport për vlerësimin e dëmeve, planin e masave dhe ndërhyrjet që duhet t’i bëjmë për të evituar vërshimet në këtë zonë.

Autoritetet komunale janë në krye të detyrës, situata është në kontroll të plotë dhe jemi të gatshëm t’i mbështesim kërkesat e banorëve të zonës.