16:28 / E Martë, 10 Korrik 2018

Kryetari i Suharekës ngushëllon familjen Sadikaj, ka një lutje për të gjithë qytetarët!

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka qenë i pranishëm në ceremoninë e varrimit të pesë familjarëve të cilët ndërruan jetë në aksidentin e së dielës.

Muharremaj e ka quajtur këtë rast tragjedi, duke uruar që kurrë të mos përsëritet.

Kryetari i Suharekës pati edhe një lutje të veçantë, raporton Indeksonline.

“Një lutje për diasporën dhe të gjithë të tjerëve. Keni kujdes në vozitje, të mos na ndodhin këto tragjedi më. Ngushëllime të gjithëve”, tha ai para të pranishmëve.

Ndryshe, në këtë aksident vdiqën pesë anëtarët e familjes Sadikaj nga Suhareka.

Ata kishin ardhur nga Zvicra për pushime në Kosovë./Indeksonline/