23:31 / E Diele, 22 Korrik 2018

Kryetari i Vushtrrisë mburret që një punëtor i tij punoi edhe në vikend

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, po mburret që disa punëtorë të Komunës që ai drejton kanë dalë të punojnë në vikend.

“Edhe pse vikend, dje e sot ekipet inxhinierike te urbanizmit të komunës bashke me KEDS kanë punuar ne shesh për hartimin e projektit për largimin e kabllove. Bizneset e qytetaret i kanë mirëpritur zgjidhjet e ofruara. Punimet fillojnë se shpejti. Good job!”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook, ku ka postuar edhe disa fotografi ku shihen ekipet duke punuar.