07:22 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kthehen sërish modelet e flokëve me fjongo (Foto)

I adhuruam sa ishim të vogla dhe i flakëm tej kur na u duk vetja e rritur. Këtë vit ama, ajo fjongoja e pafajshme mbi flokë po kthehet të na magjepsë sërish. Sidomos tani që jemi rritur aq sa të duam të jemi prapë vajzat e vogla me kordele.

Aktore, këngëtare dhe modele mbi pasarelat e stilistëve më me emër, kanë zbukuruar kryet me gjëra zonjushash. Pa u stepur përballë moshës edhe 50-vjeçaret. Prandaj kthehuni tek kordelet nëpër flokë. Kushedi sa do na shijojnë.

Më poshtë keni edhe fotografi të divave të dikurshme, në kohën kur fjongoja ishte më në modë se kurrë.

 

Temat: