19:11 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

Kthehet Zeneli, startues kundër Anderlechtit (Foto)

Arbër Zeneli është rikthyer nga lëndimi. Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, ishte pjesë e ndeshjes miqësore, Heerneveen – Anderlecht.

Zeneli luajti 70 minuta në barazimin 0 me 0 kundër ekipit belg, shkruan IndeksOnline.

Kujtojmë se kosovari u lëndua gjatë muajit tetor, ku humbi edhe dy ndeshjet e fundit të Kosovës në eliminatoret e Kupë së Botës “Rusi 2018”./IndeksOnline/