21:00 / E Premte, 29 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kuçi thotë se Komuna e Junikut për dy vite ka përformanën më të mirë në Kosovë

Komuna e Junikut ka pasur përformancën më të mirë në Kosovë për vitet 2016-17 në qeverisje lokale, kështu thotë Kryetari i kësaj Komune, Agron Kuçi.

Ai përmes një statusi në Facebook ka thënë është ndjenjë e veçantë me qenë i pari në qeverisje lokale. Sipas tij, komuna e Junikut e re në procesin e decentralizimit duhet të jetë prioritet i Qeverisë “Haradinaj”.

Kuçi ka dhënë disa arsye për këtë.

Postimi i plotë:

Është një ndjenjë e veçantë, ndjenjë krenarie por njëkohësisht përgjegjësi dhe motivim të jesh i pari nē qeverisje lokale në Republikën e Kosovës në shumë segmente të jetës publike, në veçanti “Komuna me performancën më të mirë në Kosovē për dy vite me radhë; 2016, 2017”.

Ndonëse Komuna e Junikut e re e themeluar nē procesin e decentralizimit, duhet të jetë prioritet i Qeverisë Haradinaj, për shumë arsye; për të kaluarën e lavdishme kombētare Shqiptare, punës shumë të suksesshme të saj dhe mundesive te shkëlqyera natyrore për zhvillim të turizmit, njëkohësisht dhe organizatave ndërkombëtare në Kosovë, në veçanti USAID-it Amerkan, që prej 10-të viteve nga themelimi i komunave të komunitetit serb, kanë përkrahjen e parezervë në rritjen dhe zhvillimin e tyre e cila përkrahje i mungoj Komunës së Junikut !

Mirënjohje dhe falenderim për bashkqytetarët e jashtëzakonshëm të Junikut, zyrtarët dhe drejtorët e komunës, bashkëpunëtorēt dhe miqtë, vendor e ndërkombëtar, Komuna të Kosovës , MAPL dhe Bashkimit Europian !./Indeksonline/