18:18 / E Shtunë, 18 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Kujdes kur visheni kështu, kjo mund t’ju ndodhë edhe juve (Foto)

Prezantuesja spanjolle Adriana Abenia është tmerruar kur kuptoi se gjiri i saj ishte ekspozuar gjatë ndarjes së shpërblimeve të GQ në tepihun e kuq, në Madrid.

Derisa pozonte për media, papritmas është shfaqur njëri gji i saj dhe prezantuesja nuk e kishte idenë se çfarë kishte ndodhur.

Kjo ishte nata më e keqe e saj: derisa po kalonte në tepihun e kuq, pa e ditur se thithka e saj kishte dalë jashtë veshjes që kishte zgjedhur për mbrëmje.

Pasi kuptoi se çfarë kishte ndodhur, ajo mbeti e gojëhapur dhe dikur edhe nisi të qeshë.

Më vonë ajo publikoi foton e saj në Twitter, duke ndarë kështu momentet e “tmerrit më të madh në jetën e saj”.