21:22 / E Premte, 25 Maj 2018 / indeksADMonline

Kujdes: Ky lloj i pudrës shkakton kancer, Gjykata e Kalifornisë e shpalli fajtor

Kompania kozmetike dhe produkteve të kujdesit personal nga SHBA-të Johnson&Johnson gjendet fajtor në rastin “pudra për foshnje”.

Në rastin e ndjekur në Gjykatën e Lartë në shtetin federal të Kalifornisë, anëtarët e jurisë vendosën se paditësja e quajtur Joanne Anderson kishte të drejtë dhe morën vendimin që kompania të paguajë dëmshpërblim prej 25.7 milionë dollarësh.

Anderson tha se me vite të tëra ka përdorur pudrën për foshnje të kompanisë Johnson&Johnson për duar dhe këmbët e saj kur luante Bowling. Ajo pretendon se substanca e quajtur “asbestos” që ndodhet brenda produktit ka shkaktuar një lloj të kancerit të mushkërive të quajtur “pleural mesothelioma”.

68 vjeçarja Anderson thotë se të njëjtën pudër e ka përdorur edhe për fëmijët e saj ndërsa ekspertët kanë theksuar se parashikojnë se Anderson ka përdorur pudrën në fjalë më shumë se 10 mijë herë gjatë tërë këtyre viteve.

Në një rast tjetër të shqyrtuar gjatë muajit prill në New Jersey, anëtarët e jurisë vendosën që kompania t’i paguajë 117 milionë dollarë një personi tek i cili ishte gjetur sëmundja mesothelioma për shkak të asbestosit në produktin e Johnson&Johnson. Por, vendimi ishte dërguar në Gjykatën e Apelit.

Janë 4.800 padi të ngritura në SHBA me të njëjtin pretendim për kompaninë Johnson&Johnson, ku paditësit pretendojnë se ky produkt u ka shkaktuar kancerin e vezoreve.

Temat: