17:34 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kujdes me alkoolin, po shkakton rreth 3 milionë vdekje në vit!

Alkooli theksohet të jetë bërë përgjegjës për shumë vdekje në mbarë botën.

Më shumë se pesë përqind e vdekjeve në gjithë botën ose rreth 3 milionë vdekje në vit shkaktohen nga alkooli.

Kësisoj sipas të dhënave nga një raport i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), rreth 2.3 milionë e këtyre vdekjeve në vitin 2016 ishin burra dhe rreth 29% e vdekjeve të shkaktuara nga alkooli kishin ardhur si pasojë e lëndimeve, përfshirë aksidente në trafik apo vetëvrasje.

Raporti i cili bëhet publik në çdo katër vite tregon edhe pasojat e vazhdueshme të alkoolit në shëndetin publik në të gjithë botën dhe nënvizon se të rinjtë janë më të prekurit.

13.5% e numrit total të viktimave të alkoolit janë të rinj apo afro rreth të 20-ave.

Sipas raportit thuhet se konsumi i alkoolit është më i lartë tek të varfrit sesa tek të pasurit. Sipas ekspertëve të OBSH-së thuhet se pasojat e alkoolit janë shumë të mëdha.

Fatkeqësisht implementimi i politikave më efektive qëndron sipas tyre, shumë prapa manjitudës së problemit dhe sipas parashikimeve, konsumi i alkoolit do të vazhdoj të rritet nga viti në vit.

Evropa poashtu mbetet rajoni ku konsumohet më së shumti alkool në shkallë globale dhe cilësohet si fajtore për më shumë se 10% të vdekjeve në kontinent./Indeksonline/

Temat: