17:47 / E Shtunë, 12 Maj 2018 / indeksADMonline

Kujdes mos bleni mbushës fals, kësaj familje i digjet banesa (Foto)

Kati i një ndërtese në Angli është përfshirë nga zjarri për shkak të një karikus telefoni që kushtone 1 £.

Nga ky shpërthim askush nuk u plagos, mirëpo zjarri përfshiu tërë banesën e familjes nga Bournemouthi i Anglisë, shkruan e përditshmja britanike ‘Metro’, transmeton Indeksonline.

Banorët e bllokut u evakuuan, ndërsa zjarrfikësit për disa orë qëndruan aty derisa shuan zjarrin.

Burimi i zjarrit besohet të jetë një ngarkues i telefonit të lirë.

Zjarrfikësit i kanë paralajmëruar njerëzit që të mos përdorin ngarkues të lirë dhe të paprovuar./Indeksonline/