11:07 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kujdes, Policia e Shqipërisë evidenton tejkalimet e gabuara me dron (Video)

Policia e Shqipërisë po monitoron shkeljet dhe parakalimet e gabuara edhe me dron.

Sipas policisë, tani ka “ilaç” efikas kundër parakalimeve të gabuara në kthesa e vende të padukshme.

Policia po postuar edhe një video me dron, ku thuhet se drejtuesi i mjetit në video në fillim kundërshtoi ndaj konstatimit, por prova e filmuar e “çarmatosi”

Policia Rrugore apelon për respektimin e sinjalistikës rrugore dhe rregullave të qarkullimit.