21:33 / E Premte, 09 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kujdes! Prishtina sonte ka ajrin tejet të ndotur (Foto)

Prishtina sonte ka ajrin më të pa shëndetshëm sipas të dhënave të matjeve të fundit.

Nga rezultatet e publikuara sonte, gjendja e ndotjes së ajrit është në 158, që vlerësohet se është tejet i pashëndetshëm.

Gjithashtu sipas renditjes së qyteteve me ajrin më të ndotur Prishtina, gjendet në vendin e 14.

Masat e ndërmarra nga Komuna e Prishtinës për dy ditë, që të ndalet lëvizja e veturave në unazën e qendrës së Prishtinës dhe reshjet e shiut, kishin ndikuar që për disa ditë Prishtina të ketë ajër të pastër. /Indeksonline/

Temat: