07:39 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kujdes vozitës, kjo është gjendja e magjistrales Prishtinë-Fushë Kosovë (Video/Foto)

Pothuajse gjitha rrugët në Prishtinë janë të papastruara, madje edhe në qendër të qytetit.

E tillë duket të jetë gjendja edhe në magjistralen Prishtinë, Fushë-Kosovë.

Një lexues i Indeksonline ka dërguar disa pamje në të cilat vërehen mirë mos-pastrimi i rrugëve, transmeton Indeksonline.

Përpos pastrimit në rrugë vërehet edhe mungesa e hedhjes së kripës së nevojshme, përderisa reshjet e borës janë duke vazhduar dhe temperaturat janë mjaft të ulëta./Indeksonline/