14:03 / E Enjte, 19 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kujtimet e hershme që i mbani në mend, mund të jenë false

Nëse kujtesa juaj më e hershme mendoni se është para ditëlindjes së dytë- ndoshta është vetëm imagjinatë, pohojnë kërkuesit.

Sipas gjetjeve të fundit, rreth 40 për qind prej nesh gabimisht besojmë se kujtojmë ngjarje nga dy vitet e para të lindjes.

Megjithatë, studimet thonë se këto kujtime mund të jenë imagjinare dhe janë krijuar kur kanë parë fotografi ose kanë dëgjuar për këto kujtime nga të tjerët.

Në studimin më të madh ndonjëherë për kujtesën e hershme, 6 mijë e 641 persona u pyetën rreth kujtimit të tyre të parë.

Pjesëmarrësve në studim u tha se kujtesa nuk duhet të lidhet me fotografitë e tyre, një histori familjare ose ndonjë burim tjetër përveç përvojës së drejtpërdrejtë.

Autorët thanë se 60 për qind e kujtimeve të para ishin nga mosha mesatare prej 3.24 vjetësh- krahasimi i hulumtimeve tregon se kjo është koha kur zhvillojmë aftësitë mendore për të formuar kujtime.

39 për qind e njerëzve, apo 2 mijë e 487 prej tyre pohuan se kishin kujtime nga mosha një dhe dy. Dhe 893 pohuan se kujtesa e tyre e parë ishte nga viti i tyre i parë”, thanë autorët.

Këto kujtime të habitshme sipas pjesëmarrësve përfshinte kohën kur kanë ecur, atë se çfarë kanë dashur t’i tregojnë nënës së tyre para se mund të flisnin dhe fjalën e parë që kanë folur./Indeksonline/