20:54 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kukësi eliminohet nga UEFA Champions (Video)

Skuadra shqiptare, Kukësi është eliminuar nga UEFA Champions League.

Kukësi u eliminua nga ky kompeticion, pasi u mposht 3 me 0 nga kampioni i Azerbajxhanit, FC Qarabag, shkruan IndeksOnline.

Golat në këtë takim i shënuan: Quintana (2) në minutën 24’të dhe 57’të dhe Delarge në minutën e 89’të.

Kujtojmë që skuadra shqiptare mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi nga loja u largua Alla në minutën e 52’të.

Me humbje Kukësi eliminohet nga Champions League, kurse Qarabag kualifikohet në raundin tjetër, ku do të takohet me BATE./IndeksOnline/