18:44 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

Kuptojeni nëse shefi është i kënaqur me punën tuaj me këto metoda

A është shefi i kënaqur me punën tuaj? Kjo është një pyetje shumë e rëndësishme që duhet bërë vetes. Bashkëpunimi me shefin tuaj është pjesë shumë e rëndësishme në suksesin tuaj në punë. Menaxheri juaj do iu kontrollojë, coftë për mirë coftë për keq, puna juaj është në duart e tyre, transmeton Indeksonline.
Disa shefa e shprehin në mënyrë të qartë adhurimin ndaj jush, kuptohet jo në mënyrë romantike. Ata ju japin lëvdata, komplimente që ju bëjnë juve të jeni të adhuruar nga ekipa e punës.

Por jo të gjithë shefat janë të njëjtë.

Më poshtë do japim disa shenja që shefi juaj në mënyrë indirekte tregon se është i kënaqur me punën tuaj.

Shefi u jep dashuri të madhe

Është vështirë ta kuptoni nëse me të vërtetë shefi juaj ju vlerëson, por nëse bosi juaj ju bën shumë reagime, herë pozitive e herë negative, disa prej tyre mund të paraqesin dashuri, kjo është sepse ai ju sheh si dikush që mund ta përballojë këtë dhe është gati për më shumë përgjegjësi.

Ata kërkojnë kontributin tuaj

Nëse bosi u jep juve më shumë punë se sa të tjerëve, atëherë kjo është një shenjë që ai ka besim në ty.

Jo gjithmonë u jep komplimente

Ju mund të mendoni se shefi ju vlerëson vetëm kur u jep komplimente, por kjo nuk është e vërtetë.
Ata shpesh nuk duan që të duken para punonjësve të tjerë që po ju favorizojnë juve, andaj ndonjëherë edhe nuk japin komplimente.

Ju japin më shumë përgjegjësi

Nëse shefi juaj ju jep më shumë përgjegjësi se të tjerëve, atëherë kjo është një shenjë që ai ka besim në ju dhe ju vlerëson.

Ata ju motivojnë juve

Nëse shefi udhëzon të tjerët që të vijnë tek ju për këshilla, atëherë jeni në rrugën e duhur.

Kërkojnë nga ju që t’i mësoni të tjerët

Kur shefi është i kënaqur me aftësitë tuaja në punë, ai do të kërkojë nga ju që t’i ndihmoni edhe të therët punëtorë. Prandaj kjo është një shenjë pozitive që shefi ua jep në mënyrë indirekte./Indeksonline/

Temat: