20:50 / E Enjte, 26 Prill 2018 / indeksADMonline

Kur Rita dhe Elena Ora visheshin njësoj si fëmijë (Foto)

Rita Ora pa dyshim që është një nga yjet më të famshme dhe më të përfolura të show biz-it botëror.

Këngëtarja me origjinë nga Kosova komentohet për çdo lëvizje të sajën, mirëpo edhe motra e saj Elena ka një rol kyç në suksesin e saj, pasi që kjo e fundit është një nga menaxheret e Ritës.

Elena madje përmes postimeve që ndanë shpesh me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram tregon se ato kanë qenë të lidhura që në fëmijëri. Këtë e dëshmon edhe kjo fotografi ku të dyja madje duken veshur edhe njësoj./Indeksonline/