19:20 / E Enjte, 28 Dhjetor 2017

Kura me çaj të zi për detoksifikim dhe dobësim

Për shkak të përmbajtjes së lartë të fluorit, njerëzit që pinë çaj ruajnë dendësinë e eshtrave dhe dhëmbët e shëndoshë.

Kafeina në çaj u zbulua në 1827. Kafeina në çaj, ndryshe nga kafeja, nuk ndikon negativisht në zemrën dhe qarkullimin e gjakut, por në vend të kësaj rrit qarkullimin e gjakut. Ajo gjithashtu ndihmon në përmirësimin e humorit, zvogëlimin e lodhjes dhe përgjumjes.

Provoni kurën me çaj të zi për të pastruar gjithë organizmin nga materialet e mbeturinave dhe papastërtitë. Gjithashtu, kjo kurë forcon dhe pastron mëlçinë dhe veshkat.

Shtoni një lugë çaji të zi në një filxhan me ujë të zier deri në gjysmë. Pastaj shtoni 1/2 e filxhanit me ujë të nxehtë. Pini të tërin menjëherë. Kjo kurë duhet të bëhet çdo mëngjes për 15 ditë, të paktën një herë në vit.