19:27 / E Premte, 23 Mars 2018 / indeksADMonline

Kurgja humbja me Kosoven, Serbia merr goditjen e madhe nga EHF

Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka përjashtuar Serbinë nga kualifikimet për botërorin e grupmoshave të reja.

E gjithë kjo pas anulimit të ndeshjes mes Serbisë dhe Kosovës, të cilën gjë e kishte bërë Qeveria e Serbisë duke u arsyetuar se takimi është i rrezikshmërisë së lartë.

Lajmi për përjashtimin e Serbisë e ka bërë të ditur përmes një komunikate institucioni më i lartë evropian i hendbollit.

“EHF ka vendosur që Serbia të përjashtohet nga pjesëmarrja e mëtejme në kualifikimet për botërorin pas anulimit të ndeshjes dhe dështimit të Serbisë”, thuhet ndër të tjerash në komunikatë, shkruan Telegrafi.

Aty më tutje ka konfirmuar se ndeshjet e mbetura mes Sllovakisë, Norvegjisë dhe Kosovës pritet të zhvillohen pa ndonjë problem.Theksojmë se zhvillimi i ndeshjes ishte zhvendosur në Kovilovo ndërsa ajo duhej të zhvillohej pa praninë e publikut dhe mediave.

Ndryshe, orari i ndeshjeve mbetet i pandryshuar gjatë tri ditëve të ardhshme.