22:32 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kurimi i autizmit me zbardhues rrobash? 6 raste në Britani që …

Në mediat britanike po qarkullon së fundmi një metodë për kurimin e sëmundjes së autizmit me zbardhues.

Kjo metodë është hasur edhe më parë, por tani është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.

E përditshma britanike “Daily Mirror” zbuloi të paktën në 6 stacione policie në vend kanë marrë në pyetje prindër që dyshohet se kanë përdorur këtë metodë me fëmijet e tyre prej mëse 2 vitesh.

E ashtuquajtura “Miracle Mineral Solution”, u propozua si kurë fillimisht nga Danny Glass, një shenjtor i vetëshpallur, i cili ka themeluar kishën e vet.

Ai tha se nëse zbardhuesi pihet ose përdoret si klizëm mund të eliminojë paraqitët që e shkaktojnë autizmin.

Preparati është në të vërtetë një përsierje natriumi dhe acidi citrik, të cilat bashkë formojnë dioksidin e klorit, që zakonisht përdoret si zbardhues rrobash.

Hetimi zbuloi një grup në “Facebook”, ku prindër të fëmijëve autikë ndanin përvojat e tyre. Megjithatë mjekët thonë se rrezikohet bindshëm shëndeti i fëmijëve./Ballkan web/