23:17 / E mërkurë, 11 Tetor 2017

4 gjëra që duhet të dini para se të bëheni shoqe me një Luan

4 gjëra që duhet të dini para se të bëheni shoqe me një Luan

‘’Kush ka një mik, ka një thesar’’. E keni dëgjuar dhe lexuar me qindra herë këtë shprehje, por në qoftë se mikesha juaj më e ngushtë i përket shenjës së Luanit, bëni mirë të dini disa gjëra paraprakisht pasi nuk i dihet ç'mund të ndodhë. Një mikeshë luan është e paparashikueshme, por ne në Living kemi gjetur 4 karakteristika që zbërthejnë natyrën e luaneshave:

1.Një shoqe luan ia arrin gjithmonë asaj që do: 

E keni parasysh atë djalin e gjimnazit që ju pëlqente aq shumë, por nuk guxuat kurrë ta ftonit për një kafe ose çaj? Epo, bëni mirë ta keni harruar pasi me siguri është i martuar me shoqen tuaj luan. Personat që i përkasin kësaj shenje janë shumë kërkues dhe arrijnë gjithmonë të realizojnë atë që duan. Vullneti dhe vendosmëria janë pika e tyre më e fortë, një luan nuk tërhiqet kurrë me herën e parë edhe nëse kjo e fundit nuk shkon ashtu siç duhet.

2.U pëlqen ushqimi i mirë: Natyra kokëfortë e luanit bën që të mos dorëzohet lehtë, por nëse pas një zënke i përgatisni një drekë ose darkë të këndshme dijeni që sapo rifituat miqësinë e saj. Lidhja që ka me ushqimin është një dashuri më vete, nga ato me shijim të parë. Nuk u reziston makaronave, produkteve të detit dhe ëmbëlsirave. Nëse jeni në kërkim të një shoqe llupëse, atëherë keni gjetur personin e duhur. Por, për një luan ushqimi i mirë duhet shërbyer në një mënyrë dinjitoze. 

3.Është “pakëz” e komplikuar: E vendosëm ndajfoljen ‘’pakëz” mes thonjash pasi luani është shumë i komplikuar në të vërtetë. Është e vështirë të gjesh një moment paqeje me të pasi natyra e  lunatike dhe shumë kërkuese, më shumë seç duhet do të thonim, e pengon shpeshherë të lëshojë veten në raporte shoqërore. Por, kur e bën dijeni se keni fituar një mike besnike që di të falë në mënyrë të pakufizuar mbështetje dhe dashuri të siqnqertë.

4.Është ''e çmendur" dhe e drejtpërdrejtë: Një shoqeje luan nuk i pëlqen kurrë të luajë me letra të fshehura. Nëse ka diçka që nuk shkon, ua thotë menjëherë dhe jo pas shpine. I pëlqen që në ffilim të vendosë disa rregulla në shoqëri, një prej të cilave është parimi i sinqeritetit dhe reciprocitetit. 

Lexo të tjera