20:23 / E mërkurë, 11 Tetor 2017

Aksidentohen për vdekje duke filmuar për Snapchat (Video)

Aksidentohen për vdekje duke filmuar për Snapchat (Video)

Pamjet shqetësuese tregojnë dy burra të cilët pak para aksidentit fatal ata janë duke bërë video për Snapchat.

Burrat u shpërqendruan nga telefoni celular ndërsa po udhëtonin në autostradën kryesore midis al-Rayn dhe al-Bishah në Arabinë Saudite, transmeton Indeksonline.

Në ato momente, një makinë i goditi ata duke e lënë kështu të vdekur njërin prej këtyre personave.

Aksidentet me fatalitet janë bërë të shpeshta kohëve të fundit për shkak të përdorimit të telefonit. Keni kujdes, mos e përdorni atë gjatë vozitjes./Indeksonline/


Lexo të tjera