15:46 / E diel, 13 Gusht 2017

Beti Ford, ish-Zonja e Parë amerikane e varur nga alkooli

Beti Ford, ish-Zonja e Parë amerikane e varur nga alkooli

Beti Ford ose (Elizabeth Ann Bloomer ) nuk kishte vetëm një buzëqeshje të bukur, por dhe një aftësi për të ruajtur sekretet. Ish zonja e parë amerikane e cila u nda nga jeta disa vite më parë, vazhdon të kujtohet jo vetëm për sharmin dhe pasionin për veshjet në Shtëpinë e Bardhë, por dhe për aftësinë dhe kurajon për t’ia dalë. Ann Platz, biografja e shumë personaliteteve amerikane shkruan se “kesh aftësinë të mbash një sekret që të besohet nga dikush tjetër është një virtyt i admirueshëm, Zonja e Xherald Fordit, gruaja e presidentit që shërbeu vetëm për një kohë të shkurtër, krijoi një traditë për rrëfimin e sekreteve!” Sipas saj, këto sekrete kishin të bënin me çështje tërësisht vetiake.”

T’i kishte mbajtur ato vetëm për veten e saj, vendi nuk do të mund të merrte vesh kurrë për kancerin e saj të gjirit ose të dhënit e saj pas recetave të hapeve të rrezikshme dhe alkoolit. Duke rrëfyer historinë e saj, megjithatë ajo rriti ndjeshmërinë e publikut në një nivel të ri dhe ndofta, pa ndihmën e askujt, shpëtoi më shumë jetë njerëzore se dekada fushatash të shërbimit publik” thotë Platz.

Pasi qëndroi në një spital të specializuar në trajtimin e abuzuesve me narkotikë, Zonja Ford rilindi tërësisht e shëruar. Katër vjet më vonë, ajo themeloi Qendrën Beti Ford për të ndihmuar të tjerët në realizimin e një kure për të droguarit kronikë. Që nga viti 1982 në këtë qendër janë trajtuar dhjetëra mijëra persona Ashtu si bozhuri jetëgjatë, qëndresa e guximshme dhe kurajoze e Zonjës Ford do t’u rezistojë viteve. Por kush ishte Beti Ford? Me një jetë sentimentale të trazuar të mëparshme vajza me një dritë në fytyrë u martua me ish presidentin amerikan Gjerald Ford më vitin 1948.

Ajo sapo ishte shkëputur nga një divor me mikun e saj të fëmijërisë William G. Warren, i cili kishte tentuar disa herë të vriste veten, nëse ata do ndaheshin. Megjithatë Bet, u tregua e kujdesshme duke i ndenjur pranë derisa ai mori veten, më pas lidhi kurorë me Ford. Gjerlad Ford ishte avokat dhe veteran i Luftës së Dytë Botërore. Martesa e tyre zgjati 58 vjet rresht.

Lexo të tjera