12:35 / E enjte, 12 Tetor 2017

Burgoset, pasi mbyt 79 derrkuc duke kërcyer mbi ta qëllimisht (Video)

Burgoset, pasi mbyt 79 derrkuc duke kërcyer mbi ta qëllimisht (Video)

Një njeri me mbi peshë i cili punonte në një fermë të derrave, është burgosur për shkak se ai për shkaka ka kërcyer mbi ta.

Personi në fjalë të cilit nuk i është bërë i ditur emri, ka vrarë 79 gica pas një incidenti brutal.

Në pamjet e më poshtme, shihet se ai kishte hyrë qëllimisht në vendin ku qëndronin derrkucët dhe hidhet me forcë mbi ta, transmeton Indeksonline.

Ai u dënua me 15 muaj burgim për krimin e neveritshëm, i cilësuar sipas gjykatës i pajustifikuar dhe mizor.

Ai gjithashtu u detyrua të paguar 4 mijë euro kompensim kompanisë, apo 60 euro për secilin gic.

Ky incident ka ndodhur në Spanjë dhe u shpërnda nëpër rrjetet social si një shaka./Indeksonline/


Lexo të tjera