15:51 / E mërkurë, 11 Janar 2017

E madhe si baba, qe pse mungoi vajza e vogël e Obamës në fjalimin lamtumirës (Video)

E madhe si baba, qe pse mungoi vajza e vogël e Obamës në fjalimin lamtumirës (Video)

Sot, në fjalimin lamtumirës të Barak Obamës ishin prezent gruaja e tij Michelle Obama dhe vajza e madhe, Malia. Por, aty mungonte vajza e vogël, Sasha.

Në fakt, kjo u vu re kur gjatë fjalimit të tij, Obamës iu mbushën sytë me lotë kur i dedikonte fjalë familjes së tij.

Kureshtjen se ku ishte Sasha, e ka shuar një përgjigje që erdhi direkt nga Shtëpia e Bardhë, shkruan Indeksonline.

Mark Knoller, zëdhënës në Shtëpinë e Bardhë ka deklaruar se Sasha kishte qëndruar në Uashington për t`u përgatitur për një provim që do e mbante të mërkurën në shkollë.

Ndryshe, Obama në fjalimin e tij i ka prekur të gjithë që ishin prezent në sallë, deri sa në sy ranë lotët e Michelle dhe Malias./Indeksonline/


Temat:
Lexo të tjera