23:16 / E mërkurë, 13 Shtator 2017

Fundi është vetëm fillimi? A mund të krijojnë shkretëtirat një fillim të ri

Fundi është vetëm fillimi? A mund të krijojnë shkretëtirat një fillim të ri

Një kokrrizë rëre nuk qëndron asnjëherë për një kohë të gjatë në një vend, por udhëton mijëra kilometra përmes erës. Gjatë këtij procesi, ajo e dizenjon peizazhin si të qe një skulptore fluturuese.

Vlerësohet se një miliard kokrriza rëre, krijohen në botë  çdo sekondë.

Ky është një fillim që rrjedh nga një fund: “krijimi i një kokrrize rëre, nënkupton vdekjen e një mali”,- thotë gjeologu dhe eksperti britanik mbi rërën, Majkëll Uelland.

Rëra kalon nëpër një cikël të përhershëm erozioni, transporti dhe depozitimi. Njëlloj si me gjurmët e gishtave të njeriut, një kokërr rëre zbulon përbërjen e origjinës së saj. Uelland vlerëson se gjysma e të gjithë rërës, ka kaluar këtë cikël 6 herë.

Një kokrrizë rëre i bashkohet shpesh një pjese shkëmbi, përmes një procesi të veçantë lidhjeje gjeologjike si litifikimi, para se era ta largojë prej andej – nganjëherë vetëm pas disa mijëvjeçarësh.

Formacione gjigande si ‘Monument Valley’, që dikur nuk ishte gjë tjetër veçse një pllajë, janë formuar kur është hequr shtresë pas shtrese, duke lënë pas skulptura të çuditshme që përdoren si sfond për shumë filma në Perëndim.

Midis Utah dhe Arizonës, rëra vepron si një varrmihëse, duke ndryshuar peizazhe të tëra. Disa qindra kilometra larg, ajo madje fsheh jetën e vet të fshehtë.

Lugina e Vdekjes, është shkretëtira më e thatë dhe më armiqësore në Amerikën e Veriut – askund tjetër çdo lloj qënie e gjallë ka pushuar së ekzistuari si këtu.

Por studiuesit zbuluan diçka të habitshme në rërën e saj të shkretë: pavarësisht temperaturës së tokës që mbërrin në rreth 70 gradë Celsius, dhe pavarësisht nga emri i saj, atje gjallon jeta – miliarda fara lule që mbijnë në të njëjtën kohë, duke e transformuar ‘gojën e ferrit’ në një parajsë surreale për disa javë.

Cili është sekreti që qëndron prapa këtij lulëzimi në masë?

Një stimulues kimik brenda farave, të cilat qëndrojnë në rërë joaktive për mbi 30 vjet, deri sa të marrin ujë të mjaftueshëm për të garantuar mbijetesën e luleve të tyre. Vezët e karkalecave të shkretëtirës, qëndrojnë gjithashtu në një gjendje të fjetur për 20 vjet me rradhë, pas së cilës çelin mbi 1 miliardë larva në të njëjtën kohë.

Lexo të tjera