21:09 / E martë, 10 Janar 2017

Ja si ngritën çmimet për mërgimtarët (Foto)

Ja si ngritën çmimet për mërgimtarët (Foto)

Ndodh shumë shpesh që tregtarët në Kosovë kur vërejnë se një person ka ardhur nga jashtë i ngrisin çmimet me qëllim që të përfitojnë më shumë nga ta.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe këto ditë.

Sipas një fotoje që po qarkullon nëpër rrjetet sociale, vërehet se si një person ka kontaktuar me një nga kreatorët më të mirë të vendit, për të pyetur se sa është çmimi i një fustani, shkruan Indeksonline.

Përgjigja ishte se ai fustan kushtonte 550 euro.

I njëjti ka provokuar atë duke i shkruar edhe në Facebook, ku përmend faktin se ai jeton jashtë shtetit dhe po i duhet të dijë se sa bën ky fustan. Mirëpo, përgjigja që mori ishte për 100 euro më shtrenjtë, pra se ai kushtonte 650 euro.

Shikoni dhe vlerësojeni edhe vet këtë foto./Indeksonline 


Lexo të tjera