15:04 / E mërkurë, 11 Janar 2017

Jeni persona dembelë, ja sa rrezikoheni

Jeni persona dembelë, ja sa rrezikoheni

Ekspertët mendojnë se të qenët pasivë është një ndër shkaktarët kryesor të vdekjes së parakohshme.

Ndërsa një hartë e re, e krijuar nga “The Conversation”, zbulon dëmtimet e vërteta që mund të shkaktojë mungesa e aktivitetit fizik.

Dy hulumtues shkencorë australianë kanë analizuar studime të ndryshme në lidhje me këtë çështje për të zbuluar rreziqet e vërteta të të qenët pasivë.

Nëse zgjidhni të shihni telenovela në vend që të bëni një shëtitje në park, ju rrezikoheni të prekeni nga sëmundja e alcajmerit me 13%.

Gjithashtu, gjasat që të pësoni goditje në tru (37%), diabeti i tipit 2 (70%) dhe sulm në zemër (82%) janë shumë të larta për fat të keq.

Dhe mos harroni rrezikun e lartë të zhvillimit të kancerit të mushkërisë, gjirit, mëlçisë, stomakut, fshikëzës së urinës apo atij të pankreasit, thonë profesorët Tim Olds dhe dr. Carol Maher, të dy nga Universiteti i Australisë Jugore.

Dembelizmi nuk ndikon vetëm në shëndetin fizik të një personi. Studime të mëparshme kanë treguar se të rriturit që nuk bëjnë aktivitet fizik janë 150% më të rrezikuar që të vuajnë nga depresioni dhe 54% që të kryejnë vetëvrasje, shkruan Shëndeti.

Lexo të tjera