16:54 / E mërkurë, 11 Janar 2017

Kështu mund t’i thani më shpjet këpucët e lagura nga bora (Video)

Kështu mund t’i thani më shpjet këpucët e lagura nga bora (Video)

Gjatë muajve të dimrit ne gjithmonë kërkojmë që të mbathim këpucë të cilat nuk lejojnë që të na depërtoj uji brenda dhe të mos na lagën këmbët.

Por jo të gjitha këpucët mund të na mbrojnë nga uji, sidomos kur bie borë e madhe.

Çdo njëri të paktën një herë në jetën e tyre kanë pasur problem me këpucët gjatë dimrit, duke iu lagur kështu këmbët.

Mirëpo, ajo çka bën më të vështirë është terja e tyre.

Mirëpo ekziston një metodë e cila ndihmon që të terën shumë më shpejt këpucët tuaja.

Mjafton të keni gazeta në shtëpi dhe këpucët tuaja do terën për një kohë mjaft të shkurtër, shkruan Indeksonline.

Krejt çka duhet të bëni është që të merrni një apo dy faqe të gazetës dhe t’i futni brenda në këpucë. Pastaj këto këpucë i lëni në një vend në një dhomë të ngrohtë apo afër ndonjë zjarrit, por kujdes ato nuk duhet të jenë shumë afër tij.

Për të parë këtë metodë shikoni videon më poshtë./Indeksonline 

Lexo të tjera