17:00 / E diel, 19 Mars 2017

Kjo është arsyeja pse Trump nuk ia zgjati dorën Angela Merkelit (Video)

Kjo është arsyeja pse Trump nuk ia zgjati dorën Angela Merkelit (Video)

Shtëpia e Bardhë ka dalë me një teori të re se pse Donald Trump papritmas e injoroi kërkesën e kancelares gjermane, Angela Merkel, për shtrëngim duarsh.

Zëdhënsi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, ka thënë se presidenti Trump nuk e ka dëgjuar lideren gjermane.

“Nuk mendoj se ai e ka dëgjuar pyetjen”, ka thënë Spicer për gazetën gjermane “Der Spiegel”.

Të premten Trump e mirëpriti në Shtëpinë e Bardhë Merkelin dhe në një takim para gazetarëve Merkel u dëgjua duke e pyetur Trumpin nëse dëshironte t’i shtrëngonte duart me të, pyetje ndaj të cilës Trump nuk u përgjigj. 


Lexo të tjera