12:59 / E premte, 13 Tetor 2017

Mënyra për ta zhdukur aromën e keqe të gojës

Mënyra për ta zhdukur aromën e keqe të gojës

Aroma e keqe e gojës është një prej problematikave më të sikletshme të një njeriu.

Ajo mund të krijohet prej ushqimeve por edhe prej baktereve që ndodhen në organizëm.    

Aroma e rëndë e gojës, e njohur ndryshe si halitoza, mund të zhduket fare thjeshtë, mjafton me një kurë të thjeshtë që mund ta përgatisni në shtëpi.

Në një enë ku të keni hedhur një filxhan çaji me ujë të ngrohtë, shtrydhni dy kokrra limoni dhe shtoni një lugë mjaltë dhe gjysmë luge kanelle në të dhe një lugë sodë buke.

Këtë masë përziejeni mirë deri sa të bëhet homogjene dhe vendoseni në një shishe qelqi.

Këshillohet që me masën e përftuar të shpëlani gojën dy herë gjatë ditës dhe në këtë mënyrë do të zhdukni bakteret që shkaktojnë aromë të keqe dhe do të keni gjithë kohës një ndjesi freskie.

Lexo të tjera