21:43 / E mërkurë, 11 Janar 2017

​Në Kil burrat "thurin" në vend të grave (Foto)

​Në Kil burrat "thurin" në vend të grave (Foto)

Një grup i formuar vetëm nga meshkujt të quajtur “Los Hombres Tejedore”, takohen një herë në muaj për të promovuar një shoqëri më tolerante dhe për të luftuar seksizmin.

Kësaj radhe ata u takuan në Santiago të  Chile dhe në mes të rrugës ata kanë punuar punë dore për të treguar se këtë punë mund ta bëjnë edhe burrat, shkruan Indeksonline.

Tani ata kanë hapur një kurs ku i mësojnë gjithë burrat e interesuar të thurin, duke përfshirë këtu edhe fëmijët.

Ky koncept ka tërhequr edhe shtete të tjera të Amerikës Jugore, të cilët kanë ftuar këtë grup të marrin pjesë edhe në shtet si Uruguaji, Kolumbia dhe Argjentina./Indeksonline/


Temat:
Lexo të tjera