16:33 / E mërkurë, 11 Tetor 2017

Nuk i preu flokët për 12 vjet, shikoni sa arriti gjatësia e tyre falë një sekreti të vogël (Foto)

Nuk i preu flokët për 12 vjet, shikoni sa arriti gjatësia e tyre falë një sekreti të vogël (Foto)

Tashmë flokët mund t`i mbështjellë rreth trupit. Ky ishte rezultati i gjatësisë së flokëve të Malgorzata Kulczyk nga Londra, e cila nuk i preu ato për 12 vite me radhë. 32-vjeçarja i ka flokët e gjatë deri te nyjet e këmbëve. Madje, ajo nuk i ka lyer kurrë, përdor shampo të zakonshme dhe i thahen nga uji brenda 20 minutave. Malgorzata tregon edhe një tjetër sekret të rritjes së flokëve të saj. Para se t’i pastrojë, ajo i lyen me vajin e kokosit për të ushqyer rrënjët. Vajza shprehet se nuk guxon dot që t`i presë edhe pse e pengojnë në jetën e përditshme:

"Kam të plan të shkoj me studime dhe me gjithë këto flokë, e kam të pamundur. Nuk mund t’i pres, pa to jam askush”, ka thënë Kulczyk.

Megjithëse ka edhe të tjera që kanë flokë të gjatë, ajo pret të arrijë ndonjë çmim për kualitetin dhe bukurinë që kanë flokët e saj të shpesh.


Lexo të tjera