19:23 / E diel, 13 Gusht 2017

Prishet dasma shqiptare për faj të kësaj perimeje

Prishet dasma shqiptare për faj të kësaj perimeje

Një situatë e cuditshme ka ndodhur gjatë një dasmë në zonën e Sulovës në Cërrik.

 Në menunë e ushqimeve janë përshirë edhe specat djegës të cilët fatkeqsisht kanë qenë një varietet i njohur si “spec djegës kinez” i cili mjafton që ta prekësh në buzë dhe të “marrësh flakë”. 

Teksa kanë shijuar menunë dasmorët nuk kanë ngurruar të provojnë edhe specin e rrallë shkruan Infoelbasani.

Por ama të gjithë kanë përfunduar shumë keq.Disa kanë pirë ujë pa pushim, disa në banjë e te tjerë kanë dalë jashtë. Salla është braktisur dhe të vetmit kanë qëndruar dhëndri me nusen, disa fëmijë dhe dasmorë që patën fat. Vetëm pas dy orësh dasmorët janë kthyer në dasmë dhe gjërat i janë kthyer normalitetit.

Epo nusja dhe dhëndri duhet ta pranojnë se gjithçka ka qenë shumë e veçantë. /albeu.com/

Temat:
Lexo të tjera