11:24 / E mërkurë, 13 Shtator 2017

Shikoni çfarë ndodh nëse e prekni bukën pa i pastruar duart! (Foto)

Shikoni çfarë ndodh nëse e prekni bukën pa i pastruar duart! (Foto)

Donna Allen, një mësuese nga Karolina Veriore, ka shpikur një eksperiment për t’i mësuar studentët më shumë rreth mikrobeve. Ky eksperiment ka rezultuar i suksesshëm.

Bëhet fjalë për 3 copa bukë të bardhë; njëra e vendosur në qese plastike me doreza veshë (pra e kontrolluar), e dyta është vendosur në qese nga duart e pastra të studentëve (pra pasi ata i kanë pastruar mirë duart), dhe e treta, e cila është prekur nga çdo dorë e papastër e mbushur me mikrobe.

Në bazë të këtij eksperimenti ju mund të mësoni se asnjëherë nuk duhet të harroni t’i pastroni duart para se të konsumoni çfarëdolloj ushqimi.


Lexo të tjera