18:07 / E Hënë, 11 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kurti deklaron se nuk ka shtëpi, veturë e tokë por në bankë ka mijëra euro para të gatshme

I pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Në publikimet e kësaj agjencie bëhet e ditur se Kurti nuk posedon as shtëpi, as tokë por as veturë në pronësi të tij, shkruan Indeksonline.

Por në bazë të publikimeve mësohet se në llogarinë e tij bankare ai posedon hiç më pak se 18 mijë e 98 euro dhe 42 mijë e 240 euro në emër të bashkëshortes së tij norvegjeze.