15:05 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Kurti identifikon pesë shtetet që po e pengojnë integrimin e Kosovës në BE

Nuk është Serbia ajo që po e pengon integrimin në Bashkimin Evropian, por janë pesë shtetet që nuk e kanë njohur vendit tonë ato që po e pengojnë integrimin e Kosovës në familjen e madhe evropiane.

Kështu u tha sot në tryezën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje me temën “Shqiptarët dhe integrimi evropian”, në prag të Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje të Bullgarisë ku do të marrë pjesë edhe Kosova si shtet.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se përvoja jonë ka treguar se më lehtë në be po integronen ato vende që nuk e anulojnë poltikën nëcionale për shkak të integrimit. Sipas tij integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian nuk po e pengon Serbia por pesë shtetet të cilat nuk e kanë njohur.

“Integrimin e Kosovës në BE nuk e pengon Serbia, por pesë shtetet që nuk na njohin me ç’rast ne nuk mund t’i fusim në të njëjtën kategori në këtë moment. Duhet të punojnë më shumë me Greqinë e Spanjën. Derisa mund të themi se anëtarësimi i Serbisë varet shumë nga Kosova”, tha Kurti.

Temat: