20:42 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Kurti: Nuk është Beogradi më i rëndësishëm se serbët e Kosovës

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka thënë se subjekti i tij u jep përparësi serbëve të Kosovës përpara Beogradit.

Ai ka folur të martën në RTK.

“Nuk jemi në parim kundër dialogut me Beogradin, por jemi kundër dialogut pa parime me Beogradin. Ne i japim prioritet dialogut me serbët e Kosovës. Nuk bënë ta konsiderojmë më të rëndësishëm Beogradin, se sa serbët e Kosovës”, ka thënë Kurti.

“Ne duam dialog me serbët e Kosovës, që dialogu të mos i nënshtrojë prioritetet e shtetit, duam dialog me Brukselin për dialog me Serbinë”.