20:50 / E Shtunë, 10 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kurti: Pako e Ahtisarit gjymton sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës (Video)

Lideri i VV-së, Albin Kurti ka mbajtur një tubim me qytetar e aktivistë para se cilëve prezantoi disa pika të Pakos së Ahtisarit, që sipas tij, zbehin Pavarësinë e Kosovës dhe sovranitetin e saj.

Ai duke folur për përmbajtjen e pakos, shpalosi disa pika se si të Kosova të lëvizë përpara në raport me këtë pako që e gjymton sovranitetin dhe humb kuptimin e pavarësisë, raporton Indeksonline.

Një ndër këto pika janë ushtri moderne për Kosovën, demokracia si vullnet i shumicës, partneritet ndërkombëtar dhe jo servilizëm etj.
“Si duhet të ecim përpara në raporton me pakon që na gjymton sovranitet dhe i humb kuptimin pavarësisë. Se pari, demokracia si vullnet i shumicës në institucione dhe jo pakica e cila është e dirigjuar nga jashtë. Së dyti,decentralizim pas sovranitetit për zhvillim të vendit. Së treti, bashkëjetesë e bashkëveprim ndërmjet feve e jo ekstremizmit të tyre e kishave që gabimisht e padrejtësisht quhen të Serbisë. Së katërti, Partneritet ndërkombëtar e jo servilizëm me ndërkombëtar. Se pesti, reciprocitet me Serbinë. Së gjashti, ushtri moderne për Kosovën e jo FSK që nuk i ngjanë as xhandarmërisë taman” është shprehur Kurti./Indeksonline/

b