17:08 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Kurti paralajmëron vazhdimin e kundërshtimit të demarkacionit (Video)

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ka thënë se do te vazhdojnë ta kundërshtojnë ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion.

Ai është shprehur se kjo marrëveshjë ka prodhuar situatë kriminale kundër Vetëvendosjes. Sipas tij, demarkacionin po tenton ta ratifikojë presidenti Hashim Thaçi, për të cilin Kurti ka deklaruar se dëshiron të vazhdojë edhe me Asociacionin e Komunave Serbe apo edhe të shkëmbejë territore.

“Qëllimi kriminal i ratifikimit të demarkacionit ka prodhuar një situatë kriminale kundër Lëvizjes Vetëvendosje. Komisioni i Bulliqit ka konstatuar se ka pasur edhe falsifikim hartash. Pë rmua është e qartë se presidenti Thaci synon që tradhëtinë e tij ta ratifikojë në Kuvendin e Koosvës që ta vazhdojë punën për shkëmbim territorial akushedi për çka tjetër më Vuçiqin me të cilin tashmë është më i afërt sesa me popullin e Kosovës”, ka thënë Kurti, raporton Indeksonline.

Kurti ka deklaruar se janë në mbrojtje të raportit Bulliqi sipas të cilit kundërshtohet falja e 8 mijë hektarëve./Indeksonline/