16:39 / E Premte, 06 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kurti takohet me Zoran Zaevin, ishin pjesëmarrës në një konferencë ndërkombëtare

Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti ishte i pranishëm dje në konferencën ndërkombëtare të ndërmarrësve që u mbajt në Sarajevë.

Me këtë rast, lideri i LVV-së pati rastin të zhvillojë takime me lider të ndryshëm të ballkanit.

Në fotot e publikuara në profilin e tij në “Facebook”, Kurti shihet në një takim të shkurtër edhe me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, shkruan Indeksonline

“Ishte kjo një mundësi e mirë për të zhvilluar takime të ndara dhe për të diskutuar për problemet e veçanta e të përbashkëta të shteteve të rajonit të Ballkanit, për zhvillimin e bashkëpunimin ekonomik, për integrimet euro-atlantike etj”, ka shkruar ai.

Postim i plotë

Dje mora pjesë në konferencën ndërkombëtare të ndërmarrësve që u mbajt në Sarajevë. Përveç biznesmenëve të suksesshëm të rajonit, aty morën pjesë edhe shumë politikanë të shquar përfshirë këtu kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borisov, atë të Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Zvizdic, të Maqedonisë, Zoran Zaev, pastaj ish presidenti i ish Jugosllavisë dhe Kroacisë, Stjepan Mesic etj. Ishte kjo një mundësi e mirë për të zhvilluar takime të ndara dhe për të diskutuar për problemet e veçanta e të përbashkëta të shteteve të rajonit të Ballkanit, për zhvillimin e bashkëpunimin ekonomik, për integrimet euro-atlantike etj. Në fund të konferencës u mbajt një ceremoni solemne ku u ndanë shpërblime të shumta për cilësi evropiane dhe menaxhim të suksesshëm për vendet e rajonit, e në mesin e tyre fitues u shpallën dy kompani nga Kosova, “Eurometal” nga Ferizaj dhe Pestova (Vipa Çips) nga Vushtrria, si dhe Oda Ekonomike e Kosovës.