22:46 / E Enjte, 10 Maj 2018 / indeksADMonline

Kurti tregon se çfarë bisedoi me politikanin nga Serbia, i cili po qëndron në Prishtinë

Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti është takuar me politikanin nga Serbia, Çedomir Jovanoviq, i cili njihet si politikani i vetëm nga Beogradi  që thotë se Kosova duhet të njihet si shtet.

I njëjti po qëndron në Kosovë ku pritet të ketë disa aktivitete në kryeqytetin e Republikës.

“Sot, në Prishtinë, u takova me kryetarin e Partisë Demokratike Liberale në Serbi, z.Çedomir Jovanoviq. Diskutuam për raportet midis Kosovës e Serbisë, zhvillimet politike dhe gjendjet socio-ekonomike në vendet tona, situatën në rajon dhe sfidat e integrimit evropian. Biseduam edhe për të kaluarën, për lëvizjet studentore, luftërat në ish Jugosllavi dhe plagët e hapura në Ballkan. Çedomir Jovanoviq ka luajtur rol vendimtar në dërgimin e Milosheviqit në Hagë, si dhe në arrestimin fillestar të Jovica Stanishiqit dhe Frenki Simatoviqit”, ka shkruar ai.