20:36 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Kurti tregon se kush i bëri ngacmimet seksuale në Vetëvendosje

Problemet në Vetëvendosje po del që nuk janë vetëm mosmarrëveshjet në mes zyrtarëve të lart, por edhe ngacmimet seksuale.

Këtë po e konfirmon kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, që mori drejtimin e partisë para pak ditësh.

Kurti ka thënë se një ndër shkaqet që në Vetëvendosje është numri i vogël i grave që punojnë, janë ngacmimet nga meshkujt “shovinist”, siç i ka quajtur ai.

“Nga informatat që kam marr unë edhe në Prishtinë edhe nëpër degët e Vetëvendosjes numri i grave dhe vajzave që anëtarësohen në Vetëvendosje është shumë më i madh se ata që punojnë në VV Një ndër shkaqet është se në ambientimet nuk ka pasur imunitet ndaj shprehjeve të papranueshme dhe sjelljes shoviniste të meshkujve dhe i kanë vu në siklet vajzat. Dhe ato vijnë njëherë e dy herë dhe nuk vijnë më, dhe kjo nuk duhet të ndodh më”, ka thënë Kurti në një intervistë në një emision të RTK-së.