09:06 / E Diele, 06 Maj 2018 / indeksADMonline

Kush di më mirë se LeBron? Shikoni çfarë ka bërë 2 sekonda pa përfundu ndeshja (Video)

Tjetër paraqitje mbresëlënëse e LeBron James në NBA.

Skuadra e Ceveland Cavaliers ka mposhtur Toronton Raports, 105 – 103, duke iu afruar gjysmëfinales, shkruan IndeksOnline.

Një super-paraqitje e LeBronit, i cili në sekondat e fundit ia dhuroi këtë fitore skuadrës së tij. “Kingu” në këtë ndeshje realizoi 38 pikë, 7 asistime dhe 6 kërcime.

Në anën kundërshtare, më i miri ishte K. Lowry i cili realizoi 27 pikë, 7 kërcime dhe 3 asistime.

Ndeshja e katërt mes Cavaliers dhe Torontos, zhvillohet më 8 maj./IndeksOnline/