12:28 / E Martë, 13 Shkurt 2018 / k.v

Kush është më në rrezik pas një sulmi në zemër?

Një studim tregon se cilët njerëz janë më në rrezik të vdekjes së parakohshme për shkak të sëmundjes kardiovaskulare, pas një sulmi në zemër.

Një biomarkues mund të ndihmojë ofruesit e kujdesit shëndetësor që të personalizojnë parashikimet e tyre.

Studiuesit zbuluan biomarkuesin që mund t’u tregojë praktikuesve që janë më në rrezik nga rezultatet negative pas një sulmi në zemër.

Sindromi akut koronar (ACS) përshkruan një sërë kushtesh kardiovaskulare që karakterizohen nga një reduktim i papritur dhe i rrezikshëm i rrjedhjes së gjakut në zemër.

Deri më tani, faktorët e njohur të rrezikut për ACS përfshijnë moshën, gjininë dhe historinë mjekësore, transmeton Indeksonline.

Kohët e fundit, hulumtuesit nga Universiteti i Sheffield në Mbretërinë e Bashkuar nisën të hetojnë nëse ka ose jo biomarkues që mund të parashikojnë një rrezik të lartë të ACS në njerëz që kanë pasur tashmë në një sulm në zemër.

Zbulimi i biomarkuesit në fjalë hap rrugë për parandalimin e problemeve shëndetësore të mëtutjeshme, për ata që tashmë kanë pësuar një sulm në zemër./Indeksonline/