16:23 / E Enjte, 05 Prill 2018 / indeksADMonline

Kush është “Special One”? Përgjigjet Ibrahimoviç (Foto)

Zlatan Ibrahimovic ende mendon se trajneri portugez, Jose Mourinho është “Special One”.

Ish-trajneri i Chelseat, tani i Manchester Unitedit ka fituar epitetin e “Special One”, duke fituar Ligën e Kampionëve me Porton dhe Interin, si dhe Premierligën me Chelsean, shkruan IndeksOnline.

Por, kohëve të fundit ky “nickname”, nuk është përdorur nga tifozët.

Megjithatë, ish-lojtari i “Djajve të Kuq”, tani pjesë e La Galaxyt, Zlatan Ibrahimovic, mendon se Jose është trajneri më i mirë në botë!

“Unë e pëlqej Mourinhon. Ai është “Special One”. Kudo që ai shkon, fiton”, ka thënë Ibra për ESPN.

Manchester Unitedi në 31 xhiro në Premierligë, gjendet në pozitën e dytë dhe është larg titullit kampion. Poashtu, klubi është eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe i vetmi kompeticion për këtë sezon i mbetet FA Kupa./IndeksOnline/