15:29 / E Premte, 05 Janar 2018 / indeksADMonline

«Kush gabon paguan dënimin» , Nainggolan lihet jashtë nga Di Francesco

Nainggolan nuk do të jetë i grumbulluar për ndeshjën kundër Atalantas.

Këtë e ka bërë të ditur trajneri i skuadrës së Romës, Eusebio Di Francesco, në prag të ndeshjës kundër Atalantas, e planifikuar të luhet të shtunën në ora 18:00.

Pas gjobës prej 100,000 euro nga klubi i Romës, futbollisti do të paguaj edhe “në fushë” për gjestin e tij të pahijshëm që e bëri natën e Vitit të Ri, me një video të postuar në Instagram, ku shihej duke pirë cigare dhe alkool.

“Ai bëri një gabim të papranueshëm” , deklaroi Di Francesco për mesfushorin e tij.

“Unë do të flas për të para se të më pyesni ju. Me vendimin e kompanisë dhe timin, të pranuar plotësisht nga Nainggolan, lojtari nuk do të grumbullohet për ndeshjën kundër Atalantas. Ata që bëjnë gabime duhet të paguajnë, këto gjëra janë të papranueshme. Radja nuk do të jetë atje” , deklaroi trajneri i Romës. /IndeksOnline/