21:31 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

Kush u pagua 25 mijë euro për vrasjen e polices Sebahate Tolaj?

Dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti, pranon se ishte pjesëtar i një grupi kriminal i cili ka kryer krime të shumta pasluftës, përfshirë edhe vrasje politike për qëllime të themeluesve të tij.

Në rrëfimin e tij për Zona e Debatit, Mehmeti ka treguar si është ekzekutuar pjesëtarja e Shërbimit Policor të Kosovës,  Sebahate Tolaj, nga pjesëtarët e grupit kriminal që i takonte ai vet.

Arsyeja pse u bë atentati ndaj saj kishte të bënte me faktin se policia ishte mike e mirë e Tahir Zemajt dhe se pas vrasjes së këtij, ajo po hetonte rastin e ish-komandantit të FARK-ut.

“Sebahate Tolajn e kam pasur pjesëtar të grupit, ajo është vrarë për dy arsye. Është përplasur me Tahir Zemajn, një person është dënuar për këtë vrasje, pra, Bedri Kraniqi. Unë kamë dhënë deklaratë me 7 dhjetor 2014, dhe kam shpjeguar detajet se ka e kam marrë këtë informacion. Sebahata Tolaj prej që është bërë pjesë e grupit u kanë cak për tu vrarë. Një person që nuk dua të bëjë publik kush është ka paguar 25 mijë euro që i njëjti është ende aktiv, ai nuk ka pozita politike në Kosovë, por ka qenë kriminel në Evropë”,  ka rrëfyer ai./Indeksonline/