08:09 / E Enjte, 14 Qershor 2018 / indeksADMonline

“Kushtetuta e Kosovës, model për shumë vende”

Nesër bëhen 10 vite që nga hyrja në fuqi e Kushtetutës së Kosovës. Kushtetuta e Kosovës kishte hyrë në fuqi më 15 qershor 2008 dhe ishte përpiluar disa muaj pas pavarësisë së Kosovës.

Haxhi Gashi, dekan i Fakultetit Juridik në UP, tha se Kushtetuta e Kosovës për këto 10 vjet nga hyrja e saj në fuqi, i ka rezistuar kohës.

“Kjo kushtetutë i ka rezistuar kohës. Ky dokument ka treguar se ka qenë funksional. Me gjithë sfidat ky akt ka treguar se është funksional”, tha Gashi në RTK.

Sipas tij kushtetuta e Kosovës është më modernja në Evropë. “Kosova është model për shumë vende të ndryshme”, theksoi ai.

Gashi theksoi se minoritet kanë shumë të drejta në Kosovë.

“Ky 10 vjetor është momenti të vlerësojmë, deklaroi ai.